Archive | August, 2010

Rrënohen tri lokale në Prishtine

Pasi Drejtoria e Financave dhe Pronës së Komunës së Prishtinës ka përfunduar procedurat e parapara ligjore, nga sot, inspektorati i ndërtimit, ka filluar rrënimin e tri lokaleve në Bulevardin “Bill Klinton”, në lagjen “Qyteza Pejton”në afërsi të objektit të Katedrales.

Rrënimi i këtyre objekteve bëhet me qëllim të krijimit të kushteve për fillimin e nënkalimit nga ana veriore.

Në ditët në vijim do të bëhet rrënimi edhe i 12 lokaleve të tjera në këtë lokacion. Komuna e Prishtinës ka përgatitur një projekt në afërsi të kësaj hapësirë për sistemimin e të gjithë shfrytëzuesve të këtyre lokaleve që posedojnë dokumentacion valid, ndërkaq për shfrytëzuesit që nuk ofrojnë dokumentacion të kompletuar, komuna nuk do të marrë asnjë obligim për sistemim apo kompensim.

Rrënimi është duke u kryer nga kompania “Alko-Impeks”, nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Po kështu, të hënën, më 16 gusht, Inspektoria i Komunës do t’i rrënojë edhe depot e materialit  ndërtimor në rrugën “Tirana” të lagjes “Arbëria”.

Rrënimi bëhet në rast se shfrytëzuesit e atyre depove të materialit ndërtimor , nuk e bëjnë vet lirimin kësaj hapësire, sipas aktvendimit të Drejtorisë së Inspektoratit.

Drejtoria e Financave dhe Pronës, për lirimin e kësaj hapësire ka përfunduar proceduarat ligjore, dhe shfrytëzueseve të depove iu janë dorëzuar me kohë aktvendimet për lirimin e kësaj hapësire.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Vera ne Prishtine

Programi i manifestimeve kulturore artistike “Vera në Prishtinë” vazhdon deri në fund të gushtit:
Agjenda e aktiviteteve:

Datë: 13 gusht 2010
Ora: 20.00
- Hapja e ekspozitës “Kolorit femëror”, ndërsa në vazhdim paraqitet  “Kvarteti Prishtina” për dashamirët e muzikës klasike .

Datë: 14 gusht 2010
Ora 20:00
- Paraqitja e grupit “Fisnikët”, muzikë argëtuese.

Datë: 20 gusht 2010
Ora: 20:00
- Program për fëmijë
- Paraqiten aktorët e Teatrit të Fëmijëve “DODONA “ dhe grupet  e tjera artistike të fëmijëve të Prishtinës.
Ora : 20: 30
- Organizohet mbrëmje letrare dhe muzikore, e sajuar nga Ermira Çitaku.

Datë: 21 gusht 2010
Ora:  20:00
- Paraqitet grupi nga Mitrovica, muzikë R&B.

Datë: 27 gusht 2010
Ora 20:00
- Paraqitet Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”

Datë: 28 gusht 2010
Ora 20:00
- Paraqitet grupi “TROJA”, kur edhe mbyllet manifestimi “Vera në Prishtinë”.

Agjenda e aktiviteteve: Datë: 13 gusht 2010 Ora: 20.00 – Hapja e ekspozitës “Kolorit femëror”, ndërsa në vazhdim paraqitet “Kvarteti Prishtina” për dashamirët e muzikës klasike . Datë: 14 gusht 2010 Ora 20:00 – Paraqitja e grupit “Fisnikët”, muzikë argëtuese. Datë: 20 gusht 2010 Ora: 20:00 – Program për fëmijë – Paraqiten aktorët e Teatrit të Fëmijëve “DODONA “ dhe grupet e tjera artistike të fëmijëve të Prishtinës. Ora : 20: 30 – Organizohet mbrëmje letrare dhe muzikore, e sajuar nga Ermira Çitaku. Datë: 21 gusht 2010 Ora: 20:00 – Paraqitet grupi nga Mitrovica, muzikë R&B. Datë: 27 gusht 2010 Ora 20:00 – Paraqitet Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” Datë: 28 gusht 2010 Ora 20:00 – Paraqitet grupi “TROJA”, kur edhe mbyllet manifestimi “Vera në Prishtinë”.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine1 Comment

Benetton ne Prishtine

United Colors of Benetton kompani Italiane e cila eshte tash me pronare e ish Hotelit Union ka probleme me komunen e cial nuk i jep leje per Investim prej 10 Milion Euro, zyrtaret e kesaj kompanie ende shpresojne qe Komuna do te ndryshoje dicka per te mire te qytetit.

Muajin e Kaluar Komuna e Prishtines e humbi edhe donacionin prej 14 milion Eurove nga Komisioni Evropian.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Amerikanët të interesuar për Prishtinen

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti priti përfaqësuesit e Korporatës për Investimeve Private Jashtë Shtetit (OPIC), e themeluar si agjenci e  Qeverisë amerikane. Përfaqësues të OPIC-ut kanë shprehur interesimin e tyre për të investuar në projekte kapitale, kryesisht atyre që realizohen nëpërmjet partneritetit  publiko-privat.

Nënkryetari Hoti i njoftoi përfaqësuesit e kësaj korporate se Komuna e Prishtinës ka realizuar projekte me partneritet publiko-privat, siç është ai i ndërtimit të fshatit ndërkombëtar dhe se ka projekte tjera kapitale që dëshiron t’i realizojë me anë të partneritetit të tillë.
“Kemi disa projekte që presim t’i realizojmë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara”, tha nënkryetari Hoti në takimin e sotëm me përfaqësuesit e OPIC-ut.

Si shembull të projektit të tillë ka përmendur ndërtimin e garazheve nëntokësore, që cilat pritet të realizohen nëpërmjet partneritetit publiko-privat.

Stephanie Price, ekonomiste pranë kësaj korporate, tha se misioni i OPIC-ut është që të mundësojë pjesëmarrjen e kompanive amerikane në investime në të gjithë sektorët. “OPIC ndihmon sektorin privat në SHBA të investojë jashtë shtetit, nxit zhvillimin ekonomik dhe gjetjen e tregjeve të reja, andaj jemi të interesuar të bashkëpunojmë me Komunën e Prishtinës në realizimin e projekteve kapitale përmes ligjit për partneritet publiko-privat”, tha Price.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Ndërmerren masa konkrete për evitimin e tollovisë në trafik tek rreth-rrotullimi në lagjen Lakërisht

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti së bashku me drejtorin e Infrastrukturës dhe atë të Shërbimeve Publike,  të mërkurën ka pritur në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, ku është biseduar rreth koordinimit të e punëve në mes të tri palëve  për gjetjen e një alternative që do të ndikonte në eliminimin e tollovisë, në komunikacion që po krijohen në pjesën ku janë duke u zhvilluar punimet për ndërtimin e rreth-rrotullimit në magjistralin Prishtinë-Mitrovicë.
Si zgjidhje e përkohshme është propozuar që intervenohet ne ndërtimin e disa rrugëve lidhëse për rreth rrotullimit me qëllim të evitimit të tollovisë në rreth-rrotullim.
Rrugët lidhesh do të ndërtohen nga stacioni i autobusëve në drejtim të Fushë-Kosovës, dhe automjetet që hynë nga drejtimi i Fushë-Kosovës, do të futën nën rreth-rrotullim ku tani janë duke u kryer punimet.
Nënkryetari Hoti ka kërkuar nga përfaqësuesit e MTPT-së, dhe PK-së që së bashku me drejtorët e Komunës të punojnë në  realizimin sa më të shpejtë të  këtij propozimi. “Kjo zgjidhje e përkohshme do të ndikon që komunikacioni të zhvillohet në mënyrë të rregullt”, tha nënkryetari Hoti.
Ndërkaq, Skënder Krasniqi Komandant i Njësitit Regjional të Trafikut të Policisë së Kosovës tha se edhe policia ka bërë disa propozime që të dilet nga kjo situatë. “Pavarësisht angazhimit të njësiteve për rregullimin e komunikacionit, dhe pavarësisht vendosjes së shenjave, nuk është duke u treguar ndonjë progres në terren, prandaj një zgjidhje tjetër do të ishte me e efektshme”, tha Krasniqi.
Edhe përfaqësues nga MTPT-ja, thanë se zgjidhja që do të bëhet do të jetë e përkohshme pasi që kontraktuesi që është duke e ndërtuar  rreth-rrotullimin ka premtuar se punimet do të kryhen në një afat sa më të shkurtë.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Hapet diskutimi për Pejton

Komuna e Prishtinës- Drejtoria për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit, nesër (e mërkurën) më 21 korrik, organizon Diskutim Publik për Planin rregullues për lagjen “Qyteza Pejton”.
Diskutimi publik për lagjen “Qyteza Pejton” mbahet në sallën e madhe në objektin e ri të komunës në lagjen “Arbëria”, duke filluar në orën 11:00.

Ky projektplan do të jetë në diskutim publik nga data 21 korrik deri më 20 gusht të këtij viti.

Ftohen qytetarët e kësaj lagjeje dhe qytetarët tjerë të interesuar që të marrin pjesë në diskutimin publik për Planin rregullues të lagjes “Qyteza Pejton”.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Projektbuxheti për vitin 2011 hartohet me qytetarë

Komuna e Prishtinës, nesër më 20 korrik, në orën 17:30, në ambientet e shkollës fillorë “Asim Vokshi”, në lagjen “Kodra e Trimave”, organizon debat publik me qytetarët e lagjeve “Kodra e Trimave” dhe “Besiana”, ku do të debatohet Planifikimi i buxhetit për vitin 2011.

Po nesër, në orën 19:30, në objektin e shkollës fillore “Andon Zako Çajupi”, në fshatin Bardhosh, fillon debati i njëjtë me qytetarët e fshatrave: Bardhosh, Besi, Prugovc, Vranidoll, Barilevë, Lebanë, Trudë, Milevc, Bërrnicë, Sharban, Siqevë dhe Rimanishtë.

Ftohen qytetarët e këtyre pjesëve të qytetit, të jenë pjesëmarrës në këto debate, dhe të japin kontributin e tyre që në planifikimin e buxhetit për vitin 2011, të përfshihen sa më shumë projekte publike në interes të përgjithshëm.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Miratohet raporti gjashtëmujor për situatën e

Lidhur me Raportin  gjashtëmujor për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese të Komunës, diskutuan kryetarët e grupeve parlamentare, të cilët e vlerësuan lartë atë.

“Raporti  për këtë gjashtëmujorësh përfshin të dhëna të cilat dëshmojnë për një menaxhim të mirë të parasë publike  ”, tha Feim Salihu, shef i grupit parlamentar të LDK-së

Edhe Shemsi Veseli, shef i grupit parlamentar të PDK-së ka vlerësuar lartë këtë raport. “Nga aspekti i përgatitjes dhe përmbajtjes raporti është më i miri deri më tani. Kemi disa vërejtje për çështje të caktuara, por në përgjithësi është raport i mirë”, ka thënë Veseli “

Të njëjtit mendim ka qen edhe Shefqet Sylejmani, shef i grupit parlamentar të AAK-së, duke shtuar se “raporti është i shkëlqyeshëm”.

Ndërsa Shefki Gashi, shef i grupit parlamentar të LDD-së, ka pasur vërejtje tek numri i madh i familjeve me asistencë sociale, mos-punësimi në kompanitë e mëdha publike, si PTK, Aeroport e KEK të qytetarëve të Prishtinës, edhe pse për vetë raportin ka thënë se është i mirë.

Raportin gjashtëmujor për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese të Komunës e ka vlerësuar të mirë edhe Amir Ahmeti, shef i grupit parlamentar të PD-së

Ndërkaq,  Sadri Ramabja, këshilltarë i PSDK-së, ka paraqitur vërejtjet e veta lidhur me raportin.

Në lidhje me këtë raport, ka folur edhe Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili për këtë raport falënderoi të gjithë, edhe ata që e kritikuan. “Ky raport nuk është veç i imi e i ekipit tim të punës. Ky raport, dhe sukseset që janë përmbledhur në të janë sukses i punës së përbashkët edhe me këshilltarët komunal, qytetarët dhe bashkëpunëtorët tanë” tha Mustafa.

Raporti gjashtëmujor për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese të Komunës është miratuar unanimisht nga këshilltarët komunal.

Më pas këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, miratuan Propozimrregullorja për dhënien e banesave të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim me qira për rastet me përkujdesje sociale; Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e një shkolle fillore te ish – Fabrika e Tjegullave; Propozimvendimi për dhënien e lokacionit në shfrytëzim të përkohshëm Ambasadës  çeke; Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për rastet me përkujdesje sociale në Fushën e Pajtimit, si dhe Porpozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për shpalljen e pjesës së ngastrës kadastrore nr. 823/1, Zona kadastr. Matiçan, e evidencuar ne fletën poseduese 389, tokë me interes të përgjithshëm.

Nga drejtori i Drejtorisë për Arsim, Remzi Salihu, këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, u informuan për përfundimin e vitit mësimor në shkollat e mesme të Prishtinës.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Bibloteka e Prishtines

Kryetari Mustafa  ka vlerësuar  këtë projekt  me rëndësi të madhe për fushën e kulturës dhe atë arsimore të kryeqytetit.  “ Është fjala për investim të rëndësishëm kulturor që po fillojmë sivjet. Do të ketë tri salla të leximit përpos hapësirës për libra dhe tekste tjera, do të ketë një sallë të kongreseve, ndërtimi është paraparë të kryhet brenda 190 ditësh, që i bie rreth 6 muaj e gjysmë”, ka thënë kryetari Mustafa

Ndërkaq, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi theksoi se objekti që do të ndërtohet do të jetë modern dhe do të ofrojë hapësira të mjaftueshme për lexim.

Kjo bibliotekë do të ketë një hapësirë prej 5 mijë metrave katror, ndërtimi i saj komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 1 milion e 500 e 2 mijë euro.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Monografi për Prishtinën

Me qëllim të përgatitjes së monografisë për kryeqytetin, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa së bashku me nënkryetarin e Avdullah Hotin dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshin, sot, kanë pritur në takim inaugurues  përfaqësues të Institutit të Historisë,  Institutit të Monumenteve të Kosovës, Institutit të Monumenteve të Komunës së Prishtinës, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Institutit “Rinvest”, si dhe pedagog të arsimit dhe shëndetësisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte konsultimi me përfaqësuesit e këtyre instituteve lidhur me hartimin e monografisë për Prishtinën. “Kemi vendosur t’i qasemi punës në hartimin e monografisë së kryeqytetit, për të cilën bashkërisht të konsultohemi për idetë dhe angazhimin e njerëzve që  do të kontribuojnë në  hartimin e kësaj monografie”, tha kryetari Mustafa.

“Kjo monografi do të jetë një letërnjoftim konciz i Prishtinës nder shekuj, si dhe përmbledhje e zhvillimeve moderne”, u shpreh Mustafa.

Ndërkaq, nënkryetari Avdullah Hoti shpjegoi në pika të shkurtra draft përmbajtjen e kësaj monografie. “Monografia është menduar të ketë mbi 100 faqe dhe përgatitja e saj është planifikuar të bëhet me involvim të gjerë të institucioneve përkatëse dhe profesionistëve të ndryshëm”, u shpreh nënkryetari Hoti.

Sipas tij, në këtë monografi është menduar të  përfshihen: Zhvillimi historik  i Prishtinës, pasuritë arkeologjike të saj, arsimi e shkenca, kultura,  sporti, zhvillimi dinamik i qytetit (ekonomia, biznesi) zhvillimi urban, organizimi administrativ i kryeqytetit, shëndetësia, shërbimet publike, rekreacioni, të gjitha këto të ndara në kapituj dhe të ilustruara me fotografi.

Përgatitjen e monografisë për kryeqytetin të pranishmit e vlerësuan hap të qëlluar dhe me rëndësi të veçantë, kur kihet parasysh që Prishtina si kryeqytet i Republikës së Kosovës do t’u ofroj në duar secilit qytetar por, edhe turist, këtë monografi me informacione të mjaftueshme për Prishtinën dhe zhvillimin e saj ndër shekuj.

Takimi i radhës i cili pritet të mbahet pas dy javësh, ku do të formohet këshilli redaktues i monografisë dhe do të bëhen të ditur emrat e të gjithë atyre që do të marrin pjesë në përgatitjen e monografisë.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Page 1 of 212

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live