Categorized | Prishtina, Prishtine

Rrënohen tri lokale në Prishtine

Pasi Drejtoria e Financave dhe Pronës së Komunës së Prishtinës ka përfunduar procedurat e parapara ligjore, nga sot, inspektorati i ndërtimit, ka filluar rrënimin e tri lokaleve në Bulevardin “Bill Klinton”, në lagjen “Qyteza Pejton”në afërsi të objektit të Katedrales.

Rrënimi i këtyre objekteve bëhet me qëllim të krijimit të kushteve për fillimin e nënkalimit nga ana veriore.

Në ditët në vijim do të bëhet rrënimi edhe i 12 lokaleve të tjera në këtë lokacion. Komuna e Prishtinës ka përgatitur një projekt në afërsi të kësaj hapësirë për sistemimin e të gjithë shfrytëzuesve të këtyre lokaleve që posedojnë dokumentacion valid, ndërkaq për shfrytëzuesit që nuk ofrojnë dokumentacion të kompletuar, komuna nuk do të marrë asnjë obligim për sistemim apo kompensim.

Rrënimi është duke u kryer nga kompania “Alko-Impeks”, nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Po kështu, të hënën, më 16 gusht, Inspektoria i Komunës do t’i rrënojë edhe depot e materialit  ndërtimor në rrugën “Tirana” të lagjes “Arbëria”.

Rrënimi bëhet në rast se shfrytëzuesit e atyre depove të materialit ndërtimor , nuk e bëjnë vet lirimin kësaj hapësire, sipas aktvendimit të Drejtorisë së Inspektoratit.

Drejtoria e Financave dhe Pronës, për lirimin e kësaj hapësire ka përfunduar proceduarat ligjore, dhe shfrytëzueseve të depove iu janë dorëzuar me kohë aktvendimet për lirimin e kësaj hapësire.

Incoming search terms:

Leave a Reply

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live