Categorized | Prishtina, Prishtine

Parkingu i UNMIK-ut zhvendoset nga qendra e Prishtinës

UNMIK-u është pajtuar që të largojë parkingun e automjeteve përballë Pallatit të Rinisë, për ta vendosur atë prapa objektit të ri të Qeverisë së Kosovës (ish-Pallati i Shtypit), shkruan Koha Ditore.

Pajtimi për largimin e parkingut nga lokacioni ku ishte, midis Pallatit të Rinisë dhe Objektit të EULEX-it, është arritur midis këtij misioni, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës së Prishtinës si dhe Ministrisë se Administratës Publike. “Jemi pajtuar që hapësira përballë Pallatit të Rinisë, e shfrytëzuar nga UNMIK-u për parking  të largohet nga aty dhe të zhvendoset prapa ish-objektit Rilindja”, ka thënë në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë në MAPH. Sipas tij, çështja e largimit të atij parkingu është diskutuar edhe me shefin i UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zannier. “Në tetor të vitit të kaluar Ministria i Ambientit ka diskutuar me shefin e OKB-së në Kosovë, Zannier, i cili pati premtuar angazhimin e tij për largimin e parkingut, kurse menjëherë pas ka filluar përmbushja e procedurave administrative dhe teknike që ai parking të largohet”, ka pohuar ky burim i gazetës brenda MAPH. Sipas po këtij burimi, bashkëpunimi ndërinstitucional në lidhje me këtë çështje ka funksionuar tërësisht dhe aktivisht.

Para një viti autoritetet e kryeqytetit iu patën drejtuar me një letër UNMIK-ut me kërkesën që t’i largojë automjetet nga parkingu midis Bankës Qendrore dhe selisë së EULEX-it. Kjo hapësirë, në planet e Komunës së Prishtinës është paraparë të shfrytëzohet për ndërtimin e një parkingu nëntokësor, nga tri të tilla sa pritet të bëhen gjithandej kryeqytetit. Në letrën që ia ka kthyer asokohe UNMIK-u Komunës së Prishtinës, nuk pati shprehur gatishmëri për largim të parkingut.

“E kemi parasysh kërkesën tuaj dhe nevojën që ajo hapësirë të shfrytëzohet për nevojat e planeve tuaja, por aktualisht nuk janë pjekur kushtet që të largohemi nga ajo hapësirë. Rikujtojmë që misioni i UNMIK-ut vepron në bazë të Rezolutës së OKB-së 1244 dhe se institucionet vendore kanë obligim të afrojnë gjithë ndihmën e nevojshme këtij misioni”, thuhej në letrën e UNMIK-ut.

Gazeta ka provuar të vërë kontakt me përgjegjësit e UNMIK-ut për të mësuar më shumë në lidhje me pohimet në MAPH, por ishte e pamundur. Në letrën që zyrtarët e kryeqytetit ia kishin dërguar UNMIK-ut patën shfaqur gatishmërinë të gjejnë hapësirë tjetër në Prishtinë.

Të dielën, ndërkaq, autoritetet e kryeqytetit largimin e parkingut të UNMIK-ut e kanë vlerësuar si sukses të veçantë.

“Ajo hapësirë do të dedikohet për parking nëntokësor, e mbi të do të krijohet një park i gjelbëruar” ka thënë Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Incoming search terms:

Leave a Reply

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live