Archive | April, 2012

Për bashkëpunim më të madh ndërmjet Delemontes dhe Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa tha të premten se bashkëpunimi në mes të mërgimtarëve tanë dhe autoriteteve të kantonit Jura të Zvicrës ka kontribuar pozitivisht në integrimin e tyre në jetën politike, kulturore dhe afariste. Mustafa këtë deklaratë e dha pas takimit me kryetarin e Delemontes, kryeqytetit të kantonit Jura, Pierre Kohler, dhe ministrin e planifikimit hapësinor, Philip Receveur, të cilët qëndruan për vizitë njëditore në Prishtinë.

Receveur dhe Kohler theksuan se Prishtina është qytet që karakterizohet nga numri i madh i të rinjve, që paraqet një potencial të mirë për zhvillimin e qytetit dhe Kosovës në përgjithësi. Ata përgëzuan kryetarin e Prishtinës për punën që ka bërë në përmirësimin dhe ndryshimin e pamjes së qytetit, të cilat, sipas tyre janë të dukshme nga koha kur ata e kanë vizituar qytetin para tre vjetëve.

Dy përfaqësuesit e Delemontes theksuan se një meritë të madhe për bashkëpunimin të mirë në mes Prishtinës dhe kryeqytetit të Juras e kanë qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë kanton dhe në përgjithësi në Zvicër.

Mustafa, ndërkaq, vlerësoi se ka hapësirë për bashkëpunim në mes të dy kryeqyteteve në fusha të ndryshme, duke filluar nga ajo e ambientit, urbanizmit, energjetikës, zhvillimit të agrikulturës dhe projekteve të ndryshme të përbashkëta ekonomike.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina0 Comments

Bora e 1 prillit befasoi prishtinasit

Prishtinë, 1 prill – Pas disa ditëve të ngrohta e me diell dhe kur qytetarët e Prishtinës menduan se ia kanë hedhur dimrit të sivjetmë, mëngjesi i 1 prillit gdhiu me borë, madje me borë të dendur. Por, falë temperaturave relativisht të larta, ajo nuk qëndroi shumë nëpër rrugë, kulme e pemë të kryeqytetit.

Madje rreth orës 17 filluan të depërtojnë edhe rrezet e diellit, kurse bora ndaloi.   Sipas parashikimeve të meteorologëve, ky dimër në pranverë nuk do të zgjasë, pasi qysh nesër temperaturat maksimale të ditës do të ngrihen deri në 14 gradë Celsius, ndërsa nga e marta e tutje temperaturat e ditës do të jenë edhe më të larta, ndërmjet 18-20 gradë por me vranësia të kohëpaskohshme e mbase edhe reshje shiu (të enjten e të premten).

Incoming search terms:

Posted in Prishtina0 Comments

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live