Archive | June, 2012

Kryeqyteti do të bëhet me kopsht zoologjik

Prishtinë, 3 qershor – Pesëmbëdhjetë hektarë, në afërsi të liqenit të Badovcit, janë ndarë për ndërtimin e një strehimoreje për shtazët, e që më vonë synon të shndërrohet në kopsht zoologjik.

Zyrtarë komunalë të Prishtinës, thonë se kjo strehimore do të ndërtohet në faza të ndryshme dhe me standarde të larta, e cila do të ofrojë siguri të plotë për kafshët që do të akomodohen aty, transmeton RTK.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Agim Gashi tha se ky park do të jetë mjaft interesant dhe me perspektivë të mirë të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë.

“Ky projekt do të zhvillohet në faza të ndryshme. Në fazën e parë do të akomodohen 12 arinj, në 3-4 hektarë, me ndërtim të standardeve më të larta, do të ruhet ambienti dhe nuk do të ketë ndërtime të tjera për destinime të tjera dhe do të ndërtohet në bazë të kritereve të lejuara, tani për tani nuk e ka statusin e kopshtit zoologjik, por synohet të arrihet atje, pra do të ndërtohet ne faza, faza”, shpjegon Gashi.

E qytetarët e mirëpresin këtë projekt, ndërsa preferojnë që të ketë shtazë të ndryshme.

Ndërtimin e kësaj strehimoreje e kanë mbështetur edhe partitë opozitare në kuvendin komunal. Ndërtimi i këtij kopshti do të bëhet me ndihmën e një fondacioni gjerman, i cili është zotuar se do ta mirëmbaj atë për 50 vitet e ardhshme.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina0 Comments

Prishtina kampione e re e Kosovës

Prishtina, pas 33 xhirove të zhvilluara edhe zyrtarisht u shpall kampione e Reiffeisen Superligës së Kosovës. Kjo është hera e gjahut që prishtina shpallet kampione pa pas luftës

prishtina

Ndeshja e fundit e Prishtinës me Vëllaznimin e Gjakovës përfundoi me rezultatin 4: 2.

Golin e parë për Prishtinën, nga penaltia, në minutën 19 e shënoi Azem Ahmeti,

Vetëm pesë minuta më pas, simpatizuesit e Prishtinës morën një dush të ftohtë kur në minutën 24 Vëllaznimi barazoi me një gol të mirë shënuar nga Agron Skeraj.

Por ankthi prishtinas nuk zgjati shumë. Brenda katër minutash, nga minuta 30 e ndeshjes deri në minutën 34 u shënuan edhe dy gola nga Prishtina. Shënues ishin Mentor Mazrrekaj (në minutën 30 ) dhe Astrit Fazliu (në minutën 34).

Po thuaj seri golash kishte edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Në fillim të saj dytë, në minutën 48, Liridon Latifi shënoi golin e katërt për Prishtinën.

Pas 30 minutash, në minutën 79 Fatih Karahoda shënoi golin e dytë për Vëllaznimin.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina0 Comments

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live