Categorized | Prishtina

Kryeqyteti do të bëhet me kopsht zoologjik

Prishtinë, 3 qershor – Pesëmbëdhjetë hektarë, në afërsi të liqenit të Badovcit, janë ndarë për ndërtimin e një strehimoreje për shtazët, e që më vonë synon të shndërrohet në kopsht zoologjik.

Zyrtarë komunalë të Prishtinës, thonë se kjo strehimore do të ndërtohet në faza të ndryshme dhe me standarde të larta, e cila do të ofrojë siguri të plotë për kafshët që do të akomodohen aty, transmeton RTK.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Agim Gashi tha se ky park do të jetë mjaft interesant dhe me perspektivë të mirë të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë.

“Ky projekt do të zhvillohet në faza të ndryshme. Në fazën e parë do të akomodohen 12 arinj, në 3-4 hektarë, me ndërtim të standardeve më të larta, do të ruhet ambienti dhe nuk do të ketë ndërtime të tjera për destinime të tjera dhe do të ndërtohet në bazë të kritereve të lejuara, tani për tani nuk e ka statusin e kopshtit zoologjik, por synohet të arrihet atje, pra do të ndërtohet ne faza, faza”, shpjegon Gashi.

E qytetarët e mirëpresin këtë projekt, ndërsa preferojnë që të ketë shtazë të ndryshme.

Ndërtimin e kësaj strehimoreje e kanë mbështetur edhe partitë opozitare në kuvendin komunal. Ndërtimi i këtij kopshti do të bëhet me ndihmën e një fondacioni gjerman, i cili është zotuar se do ta mirëmbaj atë për 50 vitet e ardhshme.

Incoming search terms:

Leave a Reply

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live