Marrveshja e Prishtines

Marrveshja e prishtines 2 Gushtè 1912

Ndërkohë forcat kryengritëse.shqiptare nën komandën e Hasan Prishtinës e Bajram Currit më 21-22 korik hynë në Prishtinë. Në anën tjetër edhe forca tjera të udhëhequra nga Kadri Hasan Presheva, Idriz Seferi kah Gjilani u nisën për Prishtinë.Këta afër fshatit Pozharan patën një takim të rëndësishëm historik me Bajram Currin ku muarën pjesë mbi 70 patriotë tjerë që në mbledhjen e Prishtinës ti jepet një përkrahje pa rezervë programit politik të Hasan Prishtinës. Në këtë takim u zotuan se deri në fund do të luftojnë për njohjen e autonomisë dhe marrjen e Shkupit Kah Prizreni u nis me 3-4000 luftarë Jahja Doda, nga Tetova nën komandën e Halim Derrallës dhe Abdyraman beut marrshuan me 3000 luftarë.në drejtim të Prishtinës.. Kryengritja e Përgjishme Shqiptare për çlirimin e Kosovës dhe tërë Shqipërisë etnike kishte marrë hov. Diplomacia evropiane me të madhe i përcjellte të gjtha lëvizjet në lidhje me operacionet që vepronte Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare. Kjo shihet edhe nga raporti i konsullit Kral nga Selaniku, i cili në atë kohë raportonte Vjenës se: Shqipëria është ngritur e tëra në këmbë. Shqiptarët kudo që janë përgaditen për të ardhur në vend, që të luftojnë për çlirimin e Shqipërisë etnike, kudo nëpër botë po mblidhen ndihma si në Egjipt, Evropë, Amerikë. Vetëm nga ky shtet kanë ardhur mbi 62 të ri, për të luftuar në Shqipëri kundër Turqisë. Krerët shqiptarë ishin të bindur se me lutje dhe kërkesa nuk mund të përfitonin pozitivisht në lidhje me çështjen shqiptare dhe përcaktimin e kufijve natyrorë që i takonin Shqipërisë Etnike. Diplomacia turke në lidhje me kërkesat shqiptare nuk pranonte kurëfarë kompromisi ajo luftonte me të madhe për shkrirjen e vlerave kulturo-historike. Ajo ndaloi reptësisht përdorimin e alfabetit latin. Ajo shkoi aq largë sa që i dënoi me burgje të gjthë ata atdhetarë që favorizonin kulturën dhe historikun e patriotëve shqiptarë, duke aprovuar ndaj tyre masa të ashpra ligjore. Këtë fatë e përjetuan shumë atëdhetarë: Rexhep Shipkovica-Tetova, pasi e botoi veprën “Mendime”u burgos, Abdilaqim Dogani u internua në Bursë të Turqisë, ndërsa Dervish Hima u vendosë në Vjenë . Acarimi i marëdhënjeve shqiptare turke arriti aty kah mesi i vitit 1912 kur Turqia kundër shqiptarëve përsëri përdori ushtrinë për ti qetsuar ata. Por këto masa fare nuk ndikuan në vendimin e krerëve shqiptarë të dhe të besa-besës të marrur në Kuvendin e Junikut, ku ishte marrë vendim që me armë në dorë të luftohej deri në njohjen e autonomisë dhe bashkimin e Shqipërisë etnike ku hynin katër Vilajetet, i Shkodrës Manastirit Janinës dhe i Kosovës,që deri në vitin 1912 përfshinte këto qytete: Preshevë, Bujanovc, Kumanovë, Shkup,Veles Tetovë, Gostivar deri në Kërçovë. Në këto rrethana lufte, Shqiptarët e të gjitha trojeve arrinë për herë të parë në Historinë tonë kombëtare që kërkesat e veta ti harmonizojnë në një program të përbashkët në marrëveshjen e Prishtinës, ku përfaqësues i të gjithë shqipëtarëve për herë të parë nominohet oficialisht nga tërë trojet shqiptare Hasan Prishtina. Kjo marrëveshje në historinë tonë kombëtare është e njohur me emrin “14 pikat e Hasan Prishtinës”. Këto biseda filluan në Prishtinë më 2 gusht të vitit 1912. Komisioni qeveritar turk, arriti në Prishtinë nga Shkupi, i udhëhequr nga Ibrahim pasha manastirliu i cili me origjinë ishte shqiptar, por nuk e fliste shqipen dhe shtirej, sikur e kishte haruar.V.XH). Këtë e shoqëronin Sulejman Kolonja dhe Ali Danish Gjinolli (Prishtina). Ibrahim Pasha para se të hynte në Prishtinë tentoi te udhëheqësit e kryengritjes shqiptare, duke u ofruar para dhe poste të larta në qeverinë turke. Këto oferta u hodhën poshtë nga nacionalistët e shquar shqiptar si Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Isa Boletini. Ndërsa në mesin e kryengritësve pati edhe të atyllë që u lakmuan pas posteve ndër ta pati udhëheqës nga Tetova, Shkupi, dhe Prishtina. Komisioni qeveritar turk e filloi bisedat me parinë shqiptare në xhaminë e madhe “Sulltan Murat Pasha”të udhëhequr nga Hasan Prishtina. Manastirliu për udhëheqës të mbledhjes kishte caktuar haxhi Agush Xhemailin nga paria e Prishtinës, njeri fetar me ide tejet prapanike në lidhje me kërkesat e krerëve shqiptar. Kërkesa e parë e kryengritësve ishte shpërndarja e parlamentit turk. Qeveria turke këtë kërkesë e pranoi kinse u gjunjëzua para vullnetit të shqiptarëve. Sulltani kinse në besnikri ndaj shqiptarëve me dekret e shpërndau parlamentin më 5 gusht 1912. Me këtë akt të sulltanit u kënaq vetëm opozita e itilafistve e cila nuk dëshironte gjë tjetër përveç kësaj kërkese. Komisioni turk rrëzimin e parlamentit u mundua ta paraqesë si fitore të kryengritësve shqiptarë dhe pas kësaj reforme nuk kishin çka të biedonin më tutje dhe tentuan që të kthehen në Stamboll. Me rënjen e qeverisë turke nuk u kënaqën krerët nacionalist shqiptarë, pasi asnjë kërkesë e tyre kombëtare nuk ishte realizuar sipas vendimit të marrur në Kuvendin e Junikut. Prandaj kërkesa e komisionit qeveritar turk u kundërshtua. Krerët nacionalist në krye me Bajram Curin u përgjigjën kundër kërkesës së komisionit që donte të kthehet për në Stamboll. Duke deklaruar se bisedat me kryengritësit shqiptarë kanë përfunduar me sukses. Në anën e kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Bajram Curri, Isa Boletini, deklaruan se nuk shpërndahemi kurrë, vetëm me rënjen e qeverisë turke, por ne kërkojmë me çdo kusht plotësimin e kërkesave tona kombëtare të nënshkruara në Kuvendin e Junikut, nga të gjithë krerët e Lëvizjes sonë Kombëtare të mbarë Shqipërisë Etnike. Kryengritësit në pritje të bisedimeve në Prishtinë. Gusht 1912 Vendosmërinë e patriotëve shqiptarë e ngriti edhe më shumë telegrami që i arriti Hasan Prishtinës nga përfaqësuesit e Shqipërisë së Jugut ku thuhej: ”Ne këshilli revolucionar i Shqipërisë së Jugut, për shkaqe lufte nuk mundë të marrim pjesë në biseda, prandaj në emër tonë e autorizojmë Hasan Prishtinën për mbrojtjen e kërkesave tona kombëtare të ditura. Kryengritësit e Jugut e autorizuan Hasan Prishtinën si përfaqësues legjitim të bisedave shqiptaro-turke Më 29 korik edhe nga Vlora iu dërgua sulltanit një memorandum tjetër prej 13 pikave dhe kërkonin autonominë me tërë kuptimin e saj, njëkohësisht me këto u njoftuan të gjithë konsujt e Fuqive të Mëdha.

Incoming search terms:

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live