Projektbuxheti për vitin 2011 hartohet me qytetarë

Komuna e Prishtinës, nesër më 20 korrik, në orën 17:30, në ambientet e shkollës fillorë “Asim Vokshi”, në lagjen “Kodra e Trimave”, organizon debat publik me qytetarët e lagjeve “Kodra e Trimave” dhe “Besiana”, ku do të debatohet Planifikimi i buxhetit për vitin 2011.

Po nesër, në orën 19:30, në objektin e shkollës fillore “Andon Zako Çajupi”, në fshatin Bardhosh, fillon debati i njëjtë me qytetarët e fshatrave: Bardhosh, Besi, Prugovc, Vranidoll, Barilevë, Lebanë, Trudë, Milevc, Bërrnicë, Sharban, Siqevë dhe Rimanishtë.

Ftohen qytetarët e këtyre pjesëve të qytetit, të jenë pjesëmarrës në këto debate, dhe të japin kontributin e tyre që në planifikimin e buxhetit për vitin 2011, të përfshihen sa më shumë projekte publike në interes të përgjithshëm.

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Miratohet raporti gjashtëmujor për situatën e

Lidhur me Raportin  gjashtëmujor për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese të Komunës, diskutuan kryetarët e grupeve parlamentare, të cilët e vlerësuan lartë atë.

“Raporti  për këtë gjashtëmujorësh përfshin të dhëna të cilat dëshmojnë për një menaxhim të mirë të parasë publike  ”, tha Feim Salihu, shef i grupit parlamentar të LDK-së

Edhe Shemsi Veseli, shef i grupit parlamentar të PDK-së ka vlerësuar lartë këtë raport. “Nga aspekti i përgatitjes dhe përmbajtjes raporti është më i miri deri më tani. Kemi disa vërejtje për çështje të caktuara, por në përgjithësi është raport i mirë”, ka thënë Veseli “

Të njëjtit mendim ka qen edhe Shefqet Sylejmani, shef i grupit parlamentar të AAK-së, duke shtuar se “raporti është i shkëlqyeshëm”.

Ndërsa Shefki Gashi, shef i grupit parlamentar të LDD-së, ka pasur vërejtje tek numri i madh i familjeve me asistencë sociale, mos-punësimi në kompanitë e mëdha publike, si PTK, Aeroport e KEK të qytetarëve të Prishtinës, edhe pse për vetë raportin ka thënë se është i mirë.

Raportin gjashtëmujor për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese të Komunës e ka vlerësuar të mirë edhe Amir Ahmeti, shef i grupit parlamentar të PD-së

Ndërkaq,  Sadri Ramabja, këshilltarë i PSDK-së, ka paraqitur vërejtjet e veta lidhur me raportin.

Në lidhje me këtë raport, ka folur edhe Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili për këtë raport falënderoi të gjithë, edhe ata që e kritikuan. “Ky raport nuk është veç i imi e i ekipit tim të punës. Ky raport, dhe sukseset që janë përmbledhur në të janë sukses i punës së përbashkët edhe me këshilltarët komunal, qytetarët dhe bashkëpunëtorët tanë” tha Mustafa.

Raporti gjashtëmujor për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese të Komunës është miratuar unanimisht nga këshilltarët komunal.

Më pas këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, miratuan Propozimrregullorja për dhënien e banesave të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim me qira për rastet me përkujdesje sociale; Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e një shkolle fillore te ish – Fabrika e Tjegullave; Propozimvendimi për dhënien e lokacionit në shfrytëzim të përkohshëm Ambasadës  çeke; Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për rastet me përkujdesje sociale në Fushën e Pajtimit, si dhe Porpozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për shpalljen e pjesës së ngastrës kadastrore nr. 823/1, Zona kadastr. Matiçan, e evidencuar ne fletën poseduese 389, tokë me interes të përgjithshëm.

Nga drejtori i Drejtorisë për Arsim, Remzi Salihu, këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, u informuan për përfundimin e vitit mësimor në shkollat e mesme të Prishtinës.

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Bibloteka e Prishtines

Kryetari Mustafa  ka vlerësuar  këtë projekt  me rëndësi të madhe për fushën e kulturës dhe atë arsimore të kryeqytetit.  “ Është fjala për investim të rëndësishëm kulturor që po fillojmë sivjet. Do të ketë tri salla të leximit përpos hapësirës për libra dhe tekste tjera, do të ketë një sallë të kongreseve, ndërtimi është paraparë të kryhet brenda 190 ditësh, që i bie rreth 6 muaj e gjysmë”, ka thënë kryetari Mustafa

Ndërkaq, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi theksoi se objekti që do të ndërtohet do të jetë modern dhe do të ofrojë hapësira të mjaftueshme për lexim.

Kjo bibliotekë do të ketë një hapësirë prej 5 mijë metrave katror, ndërtimi i saj komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 1 milion e 500 e 2 mijë euro.

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Monografi për Prishtinën

Me qëllim të përgatitjes së monografisë për kryeqytetin, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa së bashku me nënkryetarin e Avdullah Hotin dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshin, sot, kanë pritur në takim inaugurues  përfaqësues të Institutit të Historisë,  Institutit të Monumenteve të Kosovës, Institutit të Monumenteve të Komunës së Prishtinës, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Institutit “Rinvest”, si dhe pedagog të arsimit dhe shëndetësisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte konsultimi me përfaqësuesit e këtyre instituteve lidhur me hartimin e monografisë për Prishtinën. “Kemi vendosur t’i qasemi punës në hartimin e monografisë së kryeqytetit, për të cilën bashkërisht të konsultohemi për idetë dhe angazhimin e njerëzve që  do të kontribuojnë në  hartimin e kësaj monografie”, tha kryetari Mustafa.

“Kjo monografi do të jetë një letërnjoftim konciz i Prishtinës nder shekuj, si dhe përmbledhje e zhvillimeve moderne”, u shpreh Mustafa.

Ndërkaq, nënkryetari Avdullah Hoti shpjegoi në pika të shkurtra draft përmbajtjen e kësaj monografie. “Monografia është menduar të ketë mbi 100 faqe dhe përgatitja e saj është planifikuar të bëhet me involvim të gjerë të institucioneve përkatëse dhe profesionistëve të ndryshëm”, u shpreh nënkryetari Hoti.

Sipas tij, në këtë monografi është menduar të  përfshihen: Zhvillimi historik  i Prishtinës, pasuritë arkeologjike të saj, arsimi e shkenca, kultura,  sporti, zhvillimi dinamik i qytetit (ekonomia, biznesi) zhvillimi urban, organizimi administrativ i kryeqytetit, shëndetësia, shërbimet publike, rekreacioni, të gjitha këto të ndara në kapituj dhe të ilustruara me fotografi.

Përgatitjen e monografisë për kryeqytetin të pranishmit e vlerësuan hap të qëlluar dhe me rëndësi të veçantë, kur kihet parasysh që Prishtina si kryeqytet i Republikës së Kosovës do t’u ofroj në duar secilit qytetar por, edhe turist, këtë monografi me informacione të mjaftueshme për Prishtinën dhe zhvillimin e saj ndër shekuj.

Takimi i radhës i cili pritet të mbahet pas dy javësh, ku do të formohet këshilli redaktues i monografisë dhe do të bëhen të ditur emrat e të gjithë atyre që do të marrin pjesë në përgatitjen e monografisë.

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Do të ndërmerren masa ndaj bizneseve që veprojnë pa leje pune

Këshilli i drejtorëve, formoi një komision për verifikimin e lejeve të punës të subjekteve biznesore. Detyrë e këtij komisioni është që të bëjë kontrollin për leje të punës, të të gjitha subjekte afariste në territorin e Komunës së Prishtinës. Ato subjekte që nuk janë pajisur me leje pune do t’u lihet në dispozicion në afat i shkurtër kohor për t’u pajisur me leje pune, ndërsa atyre subjekte që nuk pajisen me leje punë brenda afatit të përcaktuar, do të merren masa konkrete sipas rregulloreve komunale dhe dispozitave ligjore, dhe do të vije deri te mbyllja e tyre.

Ky vendim u morë pas konstatimit nga Drejtoria për Ekonomi, se një numër i konsiderueshëm i subjekteve afariste në Komunën e Prishtinës, veprojnë pa leje pune.

Këshilli i drejtorëve i Komunës së Prishtinës, po në këtë mbledhje shqyrtoji Raportet e punës së disa  drejtorive për periudhën janar-qershor të vitit 2010.

“Periudha janar-qershor, karakterizohet me të arritura të kënaqëshme në të gjitha fushat, sipas programit dhe planifikimit për këtë vit, tha kryetari Mustafa,

Ai foli edhe për realizimin e të hyrave buxhetore dhe realizimin e projekteve të planifikuara, duke kërkuar nga drejtorët e drejtorive që të jenë të angazhuar për përmbushjen e plotë të detyrave që kanë para vetës.

Hahim Halimi, drejtor i Drejtorisë së Administratë, para Këshillit të drejtorëve foli për raportin e punës së kësaj drejtorie për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

“Gjatë periudhës janar- qershor, sektori për punë të Kuvendit dhe Këshillit të drejtorëve ka përgatitur dhe ka përpunuar materialin për njëmbëdhjetë  mbledhje të rregullta të Këshillit të drejtorëve, për shatat mbledhje të Kuvendit, katër  mbledhje të Komitetit për Politikë dhe Financa,  gjashtë mbledhje të Komitetit për Komunitete, dhe për njëmbëdhjetë mbledhje të Komiteteve tjera. Po ashtu janë gjatë kësaj periudhe është Statutin e Komunës, Raportin vjetor për vitin 2009, tetë rregullore, tetëmbëdhjetë vendime, dhe dy rregullore kanë ndalur në diskutim publik”, tha Halimi.

Raporti i punës së kësaj Drejtorie përmban edhe numrin e lëshimit të dokumenteve dhe vërtetimeve të ndryshme sipas kërkesave të qytetarëve.

Ndërsa në raportin e Punës së Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, janë përshkruar punët që janë realizuar, si përgatitja dhe hartimi i planeve të reja rregulluese, dhe realizimin e planeve të miratuara, përpilimi i lëshimit të lejeve urbane dhe atyre ndërtimore, mbikëqyrjen e objekteve të ndërtimit të lartë dhe të ulët, vlerësimet e ndryshme profesionale sipas kërkesave, dhe realizimi i të hyrave buxhetore që është realizuar 57.22 %, nga planifikimi.

Agim Gashi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, foli për punën e kësaj Drejtorie gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Ai tha se kjo drejtori është përkujdesur për shtimin e hapësirave publike, eliminimin e deponive të ilegale të mbetjeve, kontrollimin e shfrytëzimit të sipërfaqeve publike, mbikëqyrjen e transportit publik, dhe për intervenimet e Brigadës së zjarrfikësve etj.

Raportin e punës për periudhën janar- qershor, për Drejtorin e Kadastrit e  paraqiti drejtori, Shyqeri Spahiu, i cili foli për ofrimin e shërbimeve për qytetarë, të hyrat buxhetore të kësaj Drejtorie dhe bartjen e dokumentacionit kadastral nga Komuna e Prishtinës, Komunë së re të Graçanicës.

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Mbyllet rruga e Bulevardit Bill Klinton

Këtë vendim e mori sot, kryetari i Komunës së Prishtinë, Isa Mustafa, pasi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanive që janë duke i kryer punimet në zgjerimin e Bulevardit, ndërtimin e nënkalimit dhe të Policisë së Kosovës.

Mbyllja e pjesshme e Bulevardit “Bill Klinton”, bëhet për të krijuar kushte optimale për dislokimin e infrastrukturës nëntokësore dhe për sigurinë e qytetarëve , pasi që gërmimet e dheut për ndërtimin e nënkalimit janë në kuotën nëntë (9) metra, dhe sipas eksperteve të ndërtimit të ulët mund të vije deri te shembja e shirit të rrugës ku aktualisht është duke u zhvilluar trafiku.

Komunikacioni do të orientohet: Automjetet që hyjnë nga magjistralja e Mitrovicës do të drejton në rrugën “Ahmet Krasniqi” në lagjen “Arbëria”, ndërsa automjetet që hynë në qytet nga drejtimi i Fushë-Kosovës, do të orientohen në rrugën “Tirana” dhe “Robert Dol”, dhe në lagjen “Dardania” në rrugët “Idriz Gjilani” dhe “Iljaz Kodra”.

Për rregullimin e komunikacionit do të përkujdes Policia e Trafikut e regjionit të Prishtinës dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Kompanitë ndërtimore në zgjerimin e Bulevardit “Bill Klinton” dhe të nënkalimit, do të kenë leje nga komuna për të punuar në dy , me qëllim që ky projekt të përfundojë sipas dinamikës së paraparë.

Udhëheqja e Komunës së Prishtinës, kërkon mirëkuptim nga qytetarët, deri në përfundim të këtij projekti, projekt i cili është në interes të vet qytetarëve dhe të kryeqytetit.

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

“Dejzilend” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Ju njoftojmë se ne kuadër te ditëve te mërgatës
Teatri Kombëtar i Kosovës me 03.08.2010 ne ora 20:00shfaqet “Dejzilend” e regjisorit Agon Myftari “Dejzilend” është një komedi bashkëkohore e dramaturgut të njohur amerikan Kristofer Durang e cila u shfaq për herë të parë në off-Broadway në
New York më 1983.

Regjia: Agon Myftari
Luajne:
Ilire Çelaj
Ernest Malazogu
Yllka Gashi
Adriana Matoshi
Ylber Bardhi

Skenografe: Doruntina Myftari
Kostumografe: Yllka Brada
Dizajni i dritave: Asllan Hyseni
Kreator Kostumesh: Fadil Sahiti
Inspicient: Bajram Mehmetaj

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Ditet e Mergates

Si çdo verë tjetër, edhe sivjet Komuna e Prishtinës organizon aktivitete të ndryshme kulturore. Duke filluar nga data 2 gusht me “Ditët e Mërgatës”, për katër javë, sheshi “Nëna Terezë”, do të jetë vendi, ku qytetarët do të mblidhen për t”u argëtuar bashkarisht.
Mustafë Halili, shef i sektorit të kulturës në Komunën e Prishtinës, tha i tha RTK-së se edhe këtë vit programi veror është mjaft i begatë. Aktivitetet kulturore në kryeqytet kanë për qëllim të krijojnë atmosferë të këndshme edhe për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

“Më datat 2, 3 dhe 4, kemi aktivitete bashkë me Zyrën e kryeministrit për çështje jorezidente, që mbahen për mërgimtarët. Ndërsa, më datën 6, menjëherë, fillon programi veror i Komunës së Prishtinës”, tha Halili.

Programi kulturor do të mbahet çdo të premte dhe të shtunë, tha ai duke shtuar se programi përfshinë koncerte nga grupe të ndryshme, prezantime të pikturës, orë letrare dhe aktivitete të tjera.

Programi i sivjetmë do të jetë ndryshe, me qëllim që qytetarëve të Prishtinës t’u ofrohet diçka e re, tha Mustafë Halili, duke përmendur se për fillim të programit është zgjedhur grupin “Zig Zag”.

Aktivitetet do të zhvillohen në sheshin “Nëna Terezë.

Sipas organizatorëve, programi veror do të zgjasë katër javë. Brenda kësaj periudhe do të ketë tetë koncerte, në të cilat do të prezantohen grupet kosovare: “Troja”, “Zig Zag”, “Energy Bend”, por do të ketë muzikë popullore.

Shefi i sektorit të kulturës, Halili, tha se skena do të jetë tërheqëse për qytetarët.

Në kuadër të programit veror, do të jetë edhe pjesa e organizimeve në pishinën “Gërmia”, ku do të prezantohen filmat e përgatitur nga “Kosova Film”.

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Page 4 of 41234

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live