Search Results | qendra e komunes sociale ne prishtin

Në Prishtine kërkojnë tokë 70 institucione qendrore

Rreth 70 kërkesa kanë adresuar institucionet e nivelit qendror në Komunën e Prishtinës, që kjo e fundit të ndajë parcela për to si dhe në disa raste të verifikojë pronësinë dhe ligjshmërinë e pronës, shkruan Koha Ditore.

Në listën e institucioneve që presin tokë nga Prishtina, prin Qeveria e Kosovës me gjithsej  23 kërkesa, pastaj radhitet Agjencia Kosovare e Pronës me 15 kërkesa, Këshilli Gjyqësor me 11 kërkesa, Agjencia Kosovare e Privatizimit me 3 kërkesa, Agjencia Kadastrale me 2 kërkesa, Instituti Sizmologjik me 1 kërkesë, Bashkësia Islame me 6 kërkesa, Agjencia Kundër Korrupsionit me 1 kërkesë si dhe ndërmarrjet e nivelit qendror (KEK-u, PTK-ja)  me 7 kërkesa.

Këto të dhëna janë siguruar nga raporti vjetor i Komunës së Prishtinës, i cili i referohet periudhës dymbëdhjetëmujore të vitit të kaluar.

“Këto kërkesa kanë qenë për ofrimin e provave dhe dokumentacion, si dhe ofrimin e lokacioneve për ndërtimin e objekteve me interes të përgjithshëm publik”, thuhet në këtë raport. Sipas po këtij dokumenti, Komuna e Prishtinës ka arritur t’i zgjedhë kërkesat e parashtruara në lëmin e drejtësisë, atë të arsimit, si dhe të kategorive sociale të cilat kërkesa në komuna janë parashtruar nga MPMS-së. “Komuna e Prishtinës ka ndarë lokacionin në rreth 5 hektarë tokë në zonën e quajtur ‘Prishtina e re’ për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, Shtëpisë Presidenciale, si dhe të disa rezidencave të tjera institucionale. Ndërsa më herët ngjashëm është vepruar edhe me Universitetin e Prishtinës”, thuhet në raportin e komunës, teksa thuhet më lehtë zgjidhen kërkesat nga MASHT-i, ngase ndarja e pronës ka të bëjnë për ndërtimin e shkollave në zonat e kryeqytetit. “Në këto raste llogaritet domosdoshmëria e ndërtimit të shkollave si dhe hapësira, e cila mund të jetë anësore”, thuhet më tej në raportin e Komunës së Prishtinës. Ndryshe të martën në komunë kanë thënë se ky institucion po e ka të pamundur t’u përgjigjet pozitivisht të gjitha kërkesave për ndarje pronash. “Pothuajse të gjitha kërkesat të cilat vijnë për ndarje pronash në Prishtinë nga ana e institucioneve të nivelit qendror kërkojnë që zona të jetë diku qendra e Prishtinës, hapësirë kjo e cila është mbingarkuar dhe nuk ka lokacion të përshtatshëm, i cili mund të ndahet për ndërtime objektesh tjera institucionale”, ka thënë Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës. Sipas tij, ka raste kur komuna nxjerr vendim për ndarje të lokacionit, ndërsa institucioni i cili ka parashtruar kërkesën nuk ndahet i kënaqur me lokacionin e ndarë. “Kemi raste kur komuna ka ndarë lokacion, madje edhe në qendër siç është rasti me Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila ka shfaqur pakënaqësi me vendimin e komunës”, ka potencuar Gashi. Nga ana tjetër kreu i Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një interviste të dhënë për “Koha Ditore” në fillim të këtij viti, kërkesat që vijnë nga institucionet qendrore në adresë të komunës i ka parë si dëshmi se nga niveli qendror Prishtina do të duhet të kishte një tretman më të veçantë në krahasim me komunat e tjera në vend.

“Prishtina është kryeqytet, këtu janë të gjitha institucionet, ato vazhdimisht kërkojnë parcela toke, vendparkingje dhe shërbime tjera komunale, ndërsa kur është fjala te dhënia e një granti shtesë financiar për kryeqytetin, ato marrin qëndrim kundër”, ka thënë Mustafa. Ky i fundit e pati quajtur paradoksale që Prishtina të krahasohet me komunën e Parteshit.

“Prishtina aktualisht nga niveli qendror nuk trajtohet për asnjë dimension ndryshe nga komunat tjera me të vogla të vendit, ndërsa Prishtina duhet të mendojë dhe të angazhohet për ndarje tokash për këto institucione. Aktualisht në qendër të qytetit është e pamundur të gjendet ndonjë lokacion i përshtatshëm që do të mund t’i dedikohet ndonjë institucioni, atje ku komuna ka hapësirë është zona e quajtur Prishtina e re, si dhe zona ekonomike”, ka potencuar mes tjerash Mustafa.

Gazeta nuk ka arritur të martën të sigurojë qëndrim të Qeverisë së Kosovës në lidhje me këto çështje. Por, në një prononcim të mëhershëm për gazetën kreu i MPB-së, Bajram Rexhepi, pati kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të jetë më azhure ndaj kërkesave që parashtrojnë institucionet e nivelit qendror.

“Kemi parashtruar disa herë radhazi kërkesa në Komunë të Prishtinës, por për shkaqe të tyre jemi vonuar në nisjen dhe finalizimin e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë dhe do të duhet që për një dokument të mbesin gjerat pezull”, pati thënë Rexhepi.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Prishtina Info

Komuna e Prishtine me rastin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës ka përgatitur një varg aktivitetesh kulturo-artistike.

Agjenda e aktiviteteve, 17 shkurt 2011:

Ora 09:00 – Vendosja e luleve te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova,  varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velani” dhe tek        shtatorja e “Zahir Pajaziti”.

Ora 10:00-  Akademia solemne, Prishtine

Vendi: Salla e Kuvendit (objekti i vjetër, kati përdhes) Prishtine,

Kryetari i Komunës së Prishtine, Isa Mustafa mban një fjalë rasti.

Me këtë rast do të bëhet edhe përurimi i sallës së rinovuar të Kuvendit.

Ora 12:00:  Program kulturor, Pristina

Vendi: Teatri “Dodona”, Pristina

Aktiviteti:  Asambleja komunale e fëmijëve shfaq komedinë  “Lemza e gushtit”, Pristina

Ora 12:00:  Drejtoria për Kulture , Rini dhe Sport dhe Shoqata e Pedagogeve te Kulturës Fizike

Vendi: Pallati i Rinise dhe Sporteve

Aktiviteti: Zhvillohet ndeshja finale  në  Basketboll- ekipet finaliste të nxënësve të  shkollave fillore dhe te mesme te kryeqytetit.

Ora 13:30:  Qendra  Kulturore e Fëmijëve e Prishtinës

Vendi: Bulevardi “Nëna Terezë”

Aktiviteti:   Koncert për fëmijë

Ora 20:00 – Koncert festiv në sheshin “Nëna Terezë”, organizuar nga  Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me RTK-në.

Vendi: Bulevardi “Nëna Terezë”

Qyteti i Prishtinës, në përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës, do të jetë i stolisur me flamuj, dhe do të mbretëroj atmosferë festive.

Ftohen përfaqësuesit e mediave t’i përcjellin këto aktivitete.

Kryetari i Prishtinës së Prishtina, Isa Mustafa, sot, takoi përfaqësuesit e fshatit Bardhosh të komunës së Prishtinës.
Kryetari Mustafa fillimisht i informoi përfaqësuesit e këtij fshati për investimet infrastrukturore që do të realizohen gjatë këtij viti në këtë fshat dhe në tërë territorin e komunës.
Ymer Rrahmani në emër banorëve të fshatit Bardhoshit kërkoi nga i pari i Pristina që t’i shikojë mundësit buxhetore të bëhet ndërtimi i kanalizimit të një pjese të këtij fshati si dhe ndërtimi  dhe rregullimi i disa rrugicave brenda fshatit.
Kryetari i Prishtina u tha përfaqësuesve të fshatit Bardhosh se “këto dy projekte janë në agjendën e komunës dhe brenda këtij viti do të fillojë realizimi i tyre, mirëpo shtoi ai,” ju si përfaqësues të fshatit duhet t’i evitoni pengesat eventuale pronësore gjatë realizimit, sepse gjatë realizimit në shumë projekte po hasim në pengesa nga vet komuniteti për përfundimin e projekteve të tilla”.
Përfaqësuesit e fshatit Bardhosh falënderuan kryetarin Mustafa për pritje dhe u zotuan se vet ata do të bisedojnë me banorët por mos pengimin e realizimit të projekteve të parapara sepse ndërtimi i kanalizimit dhe rrugëve është në interes të vet banorëve lokal.

Kryetari i Komunës së Prishtina, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë me rastin e 14 vjetorit të rënies së dëshmorit të  kombit, Zahir Pajaziti, sot, në orën 12:00, do të bëjë homazhe dhe do të vendos kurora lulesh pran shtatores së tij, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Nënkryetari komunës së Prishtina, dr. Avdullah Hoti po merr pjesë në Forumin e Komuna të Ballkanit, që është duke u mbajtur në Tetovë të Republikës së Maqedonisë. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është anëtare më të drejta të plota në këtë mekanizëm rajonal.
Nënkryetari Prishtinës me këtë rast ka theksuar se pjesëmarrja e zyrtarëve komunal në këtë forum paraqet një rendësi të veçantë për kryeqytetin, pasi që vet prania në këto forume tregon se kryeqyteti i Kosovës, po luan një rol mjaft të rëndësishëm në relaksimin e marrëdhënie në mes të shteteve të rajonit.
“Komuna e Prishtinës ka një eksperience mjaftë të mirë në krijimin e raporteve miqësore, andaj edhe si pjesëmarrëse e këtij forumi ne do të kontribuojmë në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet kryeqyteteve të rajonit në shumë fusha , si në kulturë, sport dhe ekonomi”, tha nënkryetari Hoti.

Prishtina ,

Prishtina ,

Prishtina

Forumi i komunave të Ballkanit është themeluar në vitin 2010 në Stamboll të Republikës së Turqisë dhe si qellim të vetin ka rritjen e bashkëpunimin nder-rajonal.

Në mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës së Prishtina, për vitin 2011, Me shumicë votash është miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Sami Hamiti, me shumicë votash janë miratuar gjashtë projektstatute të institucioneve kulturore dhe shëndetësore. Pas referimit të anëtarit të grupit punues të projektstatuteve dhe diskutimeve të shefave të grupeve parlamentare u miratuan projektstatut për :Bibliotekën e Komunës së Prishtinës “Hivzi Sylejmani”,
Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”, Qendrën Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës, Statutin e QKMF-së, atë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente dhe  Statutin e Qendrës për Punë Sociale. Në këtë mbledhje, gjithashtu, është miratuar edhe propozimi i Këshillit të Drejtorëve dhe të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, për  ndarjen e 300 mijë eurove ngrohtores së qytetit “Termokos” me qëllim që të mos ketë humbje mësimi në gjashtë shkolla të Prishtinës. Edhe për ndarjen e këtyre mjeteve vendimi është marra pasi këshilltarët e partive të përfaqësuese në Kuvend kanë paraqitur vërejtjet e tyre dhe kanë dhënë propozime për zgjidhjen njëherë e mirë të këtij problemi.
Pos të tjerash, në mbledhje, i vetmi këshilltar i PSD-së, Sadri Ramabaja, ka bërë publike ndërrimin e subjektit politik, Ai ka thënë se nga PSD-ja ka kaluar në Vetëvendosje.

Kryetari i Komunës së Prishtina  Prof, dr Isa Mustafa priti të enjten në takim ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Prishtinë znj. Songul Ozan.
Gjatë takimit kryetari Mustafa vlerësoi lartë marrëdhëniet e Prishtina me kryeqytetin dhe qytetet tjera të shtetit turk, me disa prej të cilave tashmë Prishtina është e binjakëzuar.
“Ne mendojmë dhe besojmë që edhe më tutje ta vazhdojmë bashkëpunimin me qytetet e shtetit të Turqisë duke shkëmbyer përvoja nga fusha të ndryshme si kultura, zhvillimi urban e planifikimi hapësinor”, është shprehur kryetari Mustafa.
Ndërkaq, ambasadorja Ozan ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtutjem duke i vënë theks të veçantë trashëgimisë kulturore. “Konservimi, restaurimi i objekteve të vjetra mbesin edhe me tej prioritet I yni dhe mendojmë se kjo trashëgimi kulturore është vlerë e përbashkët e vëllazërisë turko kosovare”, ka thënë ambasadorja Ozan duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar edhe në zhvillim urban të Prishtina.

Mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Prishtina, për vitin 2011, mbahet  sot, më 27 janar, dhe fillon në orën 11:00.
Në këtë mbledhje e cila mbahet në objektin e ri të Komunës së Prishtina, në lagjen “Arbëria” (sallën e madhe kati i tretë), të cilën do ta udhëheq kryesuesi i KK të Prishtina, Sami Hamiti, pritet të diskutohen dhe të miratohen këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së trembëdhjetë;
2. Shqyrtimi i projektstatuteve të institucioneve:
a. Biblioteka e Komunës së Prishtinës “Hivzi Sylejmani”,
b. Teatri i Qytetit të Prishtina “Dodona” dhe
c. Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtina;
3. Shqyrtimi i projektstatuteve të institucioneve shëndetësore:
a. Statuti i QKMF-së;
b. Statuti i Qendrës së Mjekësisë Urgjente;
c. Statuti i Qendrës për Punë Sociale;
5. Pyetje dhe përgjigje;
6. Të ndryshme.

Ftohen përfaqësuesit e mediave t’i përcjellin punimet e Kuvendit komunal.

Pristina ,

Pristina ,

Pristina

Nënkryetari i Komunës së Prishtina, Avdullah Hoti, sot, priti në një takim  Alessandro Battilocchio, kryetar i Komunës së Tolfës i cili ishte i shoqëruar me një delegacion si dhe ushtarë të KFOR-it italian me mision në  Kosovë.
Fillimisht nënkryetari Hoti, ju uroji mirëseardhje mysafire dhe i informoi ata për funksionimin, të arriturat dhe sfidat e kryeqytetit të Kosovës.
Ndërkaq, Battilocchio prezantoi në pika të shkurta komunën të cilën e përfaqëson, si dhe mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen midis Prishtinës dhe Tolfës .

Në këtë takim u fol edhe për mundësin e binjakëzimin të dy qyteteve, ide e cila u mbështet nga të dyja palët.

Nënkryetari Hoti tha se “ iniciativa e binjakëzimit parashihet edhe në një program të Komisionit Evropian midis qyteteve të Kosovës dhe qyteteve të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, Battilocchio është shprehur i gatshëm që më kryeqytetin kosovar të shkëmbejë përvoja në sferat me interes për të  dy qytetet.

Ndryshe Tolfa është komunë e  Romës me një sipërfaqe prej rreth 168 kilometër katror.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, Prishtine0 Comments

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live