Tag Archive | "Avdullah Hotin"

Monografi për Prishtinën

Me qëllim të përgatitjes së monografisë për kryeqytetin, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa së bashku me nënkryetarin e Avdullah Hotin dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshin, sot, kanë pritur në takim inaugurues  përfaqësues të Institutit të Historisë,  Institutit të Monumenteve të Kosovës, Institutit të Monumenteve të Komunës së Prishtinës, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Institutit “Rinvest”, si dhe pedagog të arsimit dhe shëndetësisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte konsultimi me përfaqësuesit e këtyre instituteve lidhur me hartimin e monografisë për Prishtinën. “Kemi vendosur t’i qasemi punës në hartimin e monografisë së kryeqytetit, për të cilën bashkërisht të konsultohemi për idetë dhe angazhimin e njerëzve që  do të kontribuojnë në  hartimin e kësaj monografie”, tha kryetari Mustafa.

“Kjo monografi do të jetë një letërnjoftim konciz i Prishtinës nder shekuj, si dhe përmbledhje e zhvillimeve moderne”, u shpreh Mustafa.

Ndërkaq, nënkryetari Avdullah Hoti shpjegoi në pika të shkurtra draft përmbajtjen e kësaj monografie. “Monografia është menduar të ketë mbi 100 faqe dhe përgatitja e saj është planifikuar të bëhet me involvim të gjerë të institucioneve përkatëse dhe profesionistëve të ndryshëm”, u shpreh nënkryetari Hoti.

Sipas tij, në këtë monografi është menduar të  përfshihen: Zhvillimi historik  i Prishtinës, pasuritë arkeologjike të saj, arsimi e shkenca, kultura,  sporti, zhvillimi dinamik i qytetit (ekonomia, biznesi) zhvillimi urban, organizimi administrativ i kryeqytetit, shëndetësia, shërbimet publike, rekreacioni, të gjitha këto të ndara në kapituj dhe të ilustruara me fotografi.

Përgatitjen e monografisë për kryeqytetin të pranishmit e vlerësuan hap të qëlluar dhe me rëndësi të veçantë, kur kihet parasysh që Prishtina si kryeqytet i Republikës së Kosovës do t’u ofroj në duar secilit qytetar por, edhe turist, këtë monografi me informacione të mjaftueshme për Prishtinën dhe zhvillimin e saj ndër shekuj.

Takimi i radhës i cili pritet të mbahet pas dy javësh, ku do të formohet këshilli redaktues i monografisë dhe do të bëhen të ditur emrat e të gjithë atyre që do të marrin pjesë në përgatitjen e monografisë.

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, PrishtineComments (0)

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live