Tag Archive | "marketing material"

Inagurohet Scards, kompania më inovative shqiptare në industrinë e shtypit

Industria e shtypit është një nga më të rëndësishmet në botën e sotme moderne, e cila vazhdon të udhëheqë tregun pavarësisht përhapjes së dixhitalizimit të përmbajtjes, duke qenë një industri prej më shumë se 640 miliardë dollarësh dhe duke u rritur me 7% në vit. Me këto stastika është hapur para pak ditësh në Qendrën Inovative të Kosovës (Innovation Centre Kosovo) ceremonia e inagurimit të kompanisë më të re inovative shqiptare, Scards (www.scards.com).

Kompania Scards, me synim veçanërisht tregun global, është e specializuar në shtypje të materialeve promovuese dhe si produkt kryesor ka kartëvizitat (business cards).

scards

Drejtori i ICK-së, Uranik Begu, hapi prezantimin duke folur më konkretisht mbi këtë ide mjaft interesante e cila sipas tij pritet të ketë sukses, duke parë nga ajo se çfarë është ndërtuar deri më tani.

Për të folur më gjerësisht lidhur me pothuajse të gjitha shërbimet dhe produktet që ofron kompania fjalën e mori udhëheqësi i komapanisë Edon Abdullahu.

Përmes Scards, klientët kanë mundësi t’i zgjedhin vetë dizajnet e kartëvizitave, posterave, broshurave etj. Kompania zotëron po ashtu mijëra dizajne të gatshme nga më të ndryshmet të cilat lehtësojnë punën për ata që duan diçka të shpejtë dhe cilësore. Pagesat mund të kryhen online përmes kartave të kreditit, të debitit, përmes PayPal etj. Qëllimi i Scards është të gjendet sa më pranë biznesit, duke ofruar mjete të përshtatshme për porositjen e materialeve të shtypura si dhe për të krijuar zgjidhjet më mira për të, theksoi, ndër të tjera, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë, z. Abdullahu.

Në vijim, Betim Drenica, udhëheqës teknik i kompanisë dhe Etrit Zeneli, udhëheqësi i dizajnit, prezantuan më me detaje teknologjinë mbi të cilën është ndërtuar kjo platformë si dhe njëkohësisht folën mbi mjetet dhe funksionalitetet e saj. Përmes shfrytëzimit të teknologjive më të fundit si dhe softuerëve të ndërtuar nga vetë kompania, Scards do të arrijë të eliminojë kostot e larta si dhe do të bëjë të mundur porositjen në sasi të vogla, dy probleme kryesore këto veçanërisht për biznesin e vogël. Cilësia, çmimet konkurruese dhe koha e shkurtër e shërbimit do të jenë ndër elementet më tërheqëse për klientët.

Incoming search terms:

Posted in PristinaComments (0)

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live