Tag Archive | "Mejrushe Kastrati Sejdullahu"

Prishtina Info

Prishtina

Komisioni komunal për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare i Komunës së Prishtina dhe udhëheqësit e lartë të Entit të Statistikave të Kosovës, sot, më 14 prill, në orë 14:00, organizojnë konferencë për gazetarë.

Temë e kësaj konference do të jetë: Procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Komunën e Prishtina.

prishtina

prishtina

Konferenca mbahet në  objektin e komunës  në sallën e konferencave, kati i dytë nr, 37.

Komuna e Prishtina – Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, nesër më 13 prill, në orën 13:00, në objektin e ri të komunës, në lagjen “Arbëria”(salla e madhe kati i tretë), organizon takim më qytetarë.

Temë diskutimi e këtij takimi do të jetë  trashëgimia kulturore- historike e qytetit të Prishtina, si vazhdimësi e arritjes së synimeve  dhe bashkëpunimit  të ndërsjellët për qëllimin e përbashkët “Ruajtja e Qytetit të Vjetër”.
Në këtë takim prezantimin e gjendjes faktike të qytetit të vjetër, do ta paraqesë, Mejrushe (Kastrati) Sejdullahu, ndërsa për Planin rregullues të lagjes “Vëllesha”, me një prezantim do të paraqitet përfaqësuesi i kompanisë  “CMA”,  Kadrush Grezda.
Më pastaj do të vazhdohet me diskutime nga të pranishmit lidhur me temën e takimit.

Në këtë takim janë ftuar banorët ë kësaj lagjeje, urbanistë dhe arkitektë si dhe ekspert të fushës së trashëgimisë, nga të cilët pritet të japin kontributin e tyre lidhur me trashëgimin kulturore të kësaj lagjeje.

Prishtina

Nënkryetari i Komunës së Prishtina, Avdullah Hoti, gjatë një takimi që pati sot me kryetarin e  Komunës së Ulqinit,  Gëzim Hajdinaga , ka ripërsëritur edhe njëherë gatishmërinë e Komunës së Prishtina për promovimin e turizmit dhe kulturës së qytetit të Ulqinit, si dhe thellimin e bashkëpunimit midis të dy komunave, duke premtuar se do të bëhen vizita të rregullta reciproke me qëllim të promovimit sa më të mirë të investimeve në Ulqin, si dhe në fuqizimin e komunitetit shqiptar që jetojnë në Malin e Zi.
Nga ana e tij kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, pasi  shprehu falënderimet e tij për Komunën e Prishtina dhe institucioneve tjera kosovare për mbështetjen dhënë Komunës së Ulqinit në fushën e turizmit, ai shprehu bindjen që edhe në këtë vit Ulqini nuk do të mbetet i harruar nga kosovarët.

“Sivjet jemi edhe më të përgatitur që në tërësi t’i përmbushim kërkesat e vizitorëve, andaj presim një numër më të madh të tyre sivjet”, ka thënë kryetari Hajdinaga.

Ndërkaq, me ftesë të kryetarit Hajdinaga, kryetari i Komunës së Prishtina, Isa Mustafa dhe nënkryetari Avdullah Hoti do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së  sezonit turistik në Komunën e Ulqinit, në muajin qershor të këtij viti Prishtina

Ndermarrja Publike Komunale “Hortikultura” në bazë të planifikimit të biznesit të saj, nesër 4 prill, vazhdon mbjelljen e luleve sezonale dhe atyre shumëvjeçare, në të gjitha pjesët e qytetit të planifikuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtina.

Luleve sezonale dhe  shumëvjeçare do të mbillen në : parkun e qytetit”, parkun regjional “Gërmia”, parkun në lagjen e “Dardanisë”, parkun në lagjen “Ulpiana”, në hapësirat e gjelbërua në lagjen “Kodra e Diellit”, në pjesët gjelbëruese përgjatë rrugës “Agim Ramadani”, si dhe në pjesët e tjera gjelbëruese të qytetit.
E gjithë kjo prodhimtari është e prodhuar në lulishten e kësaj ndërmarrje, ku në ketë vit janë prodhuar 255 mijë lule të llojeve të ndryshme, nga punëtorët profesional të kësaj ndërmarrje.
NPK “Hortikultura” duke filluar për këtë sezon ka punësuar edhe 28 punëtorë të rinj Prishtina.
Ngritja e numrit të punëtorëve sadopak ndikon në uljen e papunësisë në Komunën e Prishtina, dhe të cilët do të përkujdesën për mirëmbajtjen dhe ngritjen e sipërfaqeve të reja gjelbëruese.

Prishtina

Komuna e Prishtina- Drejtoria për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit, njofton qytetarët e lagjes “Vellusha”, institucionet e kulturës dhe qytetarët tjerë të interesuar, se më datë 19 (e marte) prill 2011, në orën 13:00, në sallën e mbledhjeve në objektin e ri të komunës, (kati i tretë) në lagjen “Arbëria”, fillon diskutimi publik  i propozimit të Planit rregullues për lagjen “Vellusha”.

Prishtina

Incoming search terms:

Posted in Prishtina, PrishtineComments (0)

Rent A Car Prishtina

rent a car prishtina

Prishtina Kamera Live